Trajneri i Juvenusit, Max Allegri ka thënë se ‘Derby d’Italia’ ishte i denjë për një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, pas fitores së vështirë prej 1-0.
Ishte mesfushori kolumbian, Juan Cuadrado, i cili ia siguroi fitoren Juventusit me një supergol të shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, teksa deri në fikshëllimën e fundit ndeshja ishte shumë e luftuar.
“Ishte një ndeshje e një cilësie shumë të lartë, e denjë për një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si në aspektin e talentit individual dhe paraqitjen e përgjithshme”, ka thënë Allegri pas ndeshje për Mediaset Premium dhe për Sky Sport Italia.
“Nganjëherë nuk kemi qenë shumë të organizuar dhe binim në kundërsulm, por kemi krijuar disa raste për të fituar epërsinë dhe pastaj për të përfunduar atë. Ne i lejuam Interit vetëm një mundësi”, përcjell Telegrafi.
“Për fat të mirë për ne, Inter vetëm sa ka filluar sezonin, përndryshe ata do të ishin deri në fund sfidues për Scudetto”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/