Telegrafi

Allegri: Ndaj Crotones nuk ishte nata jonë, tash duhet ta mposhtim Napolin

(Foto: Getty Images)

Massimiliano Allegri thotë se Juventusi duhet të kënaqet që vazhdon të ketë diferencë prej katër pikës ndaj Napolit në garën për titullin e Serie A.

Zonja e Vjetër barazoi kundër Crotones (1-1), ndërsa Partenopei fituan (4-2) ndaj Udineses duke e ngushtuar diferencën e pikëve me liderin, nga gjashtë në katër pikë.

(Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, trajneri i Bianconerëve nuk shqetësohet për këtë gjë, për më shumë në xhiron e ardhshme do të zhvillohet edhe përballja direkte e rivalëve për Scudetto.

Lexo po ashtu Crotone e ndal Juventusin

“Vetëm para një muaji do të ishim tejet më të kënaqur të shkonim në ndeshjen direkte me katër pikë më shumë. Do të jetë një ndeshje fascinuese”.

“Është gjithmonë e vështirë të luash te Crotone, treguam shumë pak këtë mbrëmje (e mërkurë) dhe nuk ishte një paraqitje e mirë”.

(Foto: Getty Images)

“Nuk ishte lehtë, sepse duhej ta qarkullonim topin pa bërë presion ose pa u treguar agresivë. Ne veçmë e prisnim se do të pranonim gol që në pjesën e parë, sepse nuk ishte nata jonë”.

“Tash duhet të përpiqemi ta mposhtim Napolin për të bërë një hap të vërtetë përpara, por sido që të ndodhë, sezoni përfundon me 20 maj”.

“Jemi në formë të mirë fizike dhe jam i sigurt se ndeshja e të dielës do të jetë ndryshe (nga kjo ndaj Crotones)”, ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium. /Telegrafi/