Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka ngritur lartë edhe një herë Cristiano Ronaldon duke thënë se janë më fat që e kanë në skuadër.
Por, tekniku italian është i vetëdijshëm që për të vazhduar në fazën tjetër duhet grupi dhe jo individët, por gjithashtu ka kërkuar edhe përkrahje maksimale nga tifozët.
“Cristiano ka kualitet të jashtëzakonshëm, ai ka formë fizike më të mirë se në javën e kaluar. Mund të them se do të ishte e çuditshme në rast se Juve do të eliminohej nga Liga e Kampionëve me vetëm një gol të shënuar nga Cristiano. Ai shënoi tri gola ndaj Atleticos dhe një ndaj Ajaxit, fatmirësisht ne kemi Cristianon”.
“Kean mund të luajë nga fillimi, gjithashtu edhe Dybala , apo fare. Nëse startojnë Kean apo Dybala, është normale që [Mattia] De Sciglio apo [Joao] Cancelo do të jenë jashtë. Nuk do të marrë ndonjë vendim deri ditën e ndeshjes”.
“Douglas Costa mund të luajë më së shumit 15-30 minuta, Alex Sandro do të luajë, Leonardo Spinazzola bëri mirë ndaj Atletico Madridit, por ai duhet të pushojë se ka shpenzuar shumë energji”.
“E shikoj një ndeshje ku ne do të masim forcat me një skuadër ndryshe nga Atletico dhe të martën rezultati i ndeshjes së parë nuk do të llogaritet. Është një ndeshje që ne duhet të luajmë ne intensitetin e njëjtë si ndaj Atleticos. Duhet të respektojmë Ajaxin dhe të jemi të saktë në pasime, nëse i bëjmë këto do kualifikohemi në raundin tjetër, por do të jetë një ndeshje e pafund”.
“Do të na nevojitën të gjithë, ata që luajnë dhe që janë në bankë, por edhe tifozët”, ka shtuar Allegri. /Telegrafi/