Bosi i Juventusit Max Allegri ka paralajmëruar se skuadrës së tij i duhet ende që të kualifikohet në finale dhe sipas tij Monaco nuk kanë asgjë për të humbur të martën.
Juve ka fituar ndaj Monacos 2-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, por Allegri e bëri të qartë se Bianconerët do të luajnë për të fituar ndeshjen e dytë.
Sipas tij, Monaco nuk ka çfarë të humb dhe janë të aftë të shkaktojnë”vështirësi të mëdha në ndeshjen kthyese.
“Nesër do të luajmë kundër Monacos dhe neve na duhet ende lojë të kualifikohemi në finale”, ka thënë Allegri në një konferencë për shtyp.
“Ne duhet të fitojmë për të shkuar në Cardiff”, përcjell Telegrafi.
“Monaco nuk ka asgjë për të humbur, ata kanë lojtarë që mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha”, përfundoi trajneri i “Zonjës së Vjetër”. /Telegrafi/