Telegrafi

Allegri mesazh Interit për ndeshjen e ardhshme: Mund të ndodh gjithçka

Max Allegri ‘nuk është i shqetësuar’ që Juventusi pranoi gol pas 615 minutave ndaj Cagliarit, ndërsa paralajmëroi Interin se ‘çdo gjë mund të ndodhë’ në përballjen mes tyre.

Juventusi mori një fitore nga Cagliari me rezultat 2-1 që e mban lider në Serie A, me nj ndeshje më shumë se sa Interi.

“Ishte e rëndësishme të fitonim, pasi do të na vendoste në një pozicion të fortë në tabelë. Nuk është kurrë e lehtë të fitosh ndeshje, Cagliari është në formë të shkëlqyer”, ka thënë Allegri për DAZN.

Kjo fitore e vendos Juventusin në krye të tabelës për të paktën 24 orë, pasi Interi do të presë Frosinone të dielën në mbrëmje.

Allegri në fund ka folur për favoritët për Scudetto, ku sipas tij Interi dhe Milani janë favoritë.

Juventusi luan ndaj Interit pas ndeshjeve ndërkombëtare, ku Allegri kishte një mesazh për rivalin e madh.

Lexo po ashtu Mbrojtësit nderojnë Juventusin, tri pikë për pozitën e parë në renditje

“Në një ndeshje të vetme çdo gjë mund të ndodhë. Interi është sigurisht favorit për të fituar Scudetton, së bashku me Milanin dhe Napolin. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë atje lart mbi të gjitha për të pasur avantazhin ndaj vendit të pestë”.

“Interi është ndërtuar për të fituar Scudetton për disa vite, ata nuk e kanë arritur ende, por janë favoritët këtë sezon”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/