Site icon Telegrafi

Allegri i lumtur me fitoren ndaj Lazios: Ishte e rëndësishme të fitonim pas barazimit të Napolit

Massimiliano Allegri (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u shpreh i lumtur për fitoren 1-2 ndaj Lazios pavarësisht se Zonja e Vjetër nuk bëri një paraqitje të mirë.

Fajin një ndeshje jo aq të mirë nga Emre Can tekniku italian ia la vetës, por për atë ishte e rëndësishme vetëm fitorja dhe shkëputja sa më e madhe nga Napoli.

“Nuk kemi bërë mirë në pjesën e parë, por në të dytën besoj se ishim mirë. Në pushimin e parë i thash djemve të pasojnë më mirë dhe jo të bëjnë gabime”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.

Momenti kur Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Futja në lojë e Federico Bernardeschit dhe Cancelos na bëri më të organizuar. Ishte një ndeshje e vështirë, por unë jam tash e pesë vite te Juventusi dhe nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë ndeshje të lehtë ndaj Lazios në Olimpico, kështu që nuk ishte befasi”.

“Provova të luaj me Emre Can para mbrojtjes dhe ishte gabim. Ende nuk ishte koha e duhur për atë, e vura në një pozitë të vështirë. Vendosa Bentancurin pastaj dhe çdo gjë shkoi më mirë”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Lazio 1-2 Juventus, Ronaldo dhe Dybala më të mirët

“Presioni i Lazios na shkaktoi probleme, posaçërisht kur gabonim në pasimet tona. Ndihesha sikur ne kishim veshur fanella të ndryshme në pjesën e parë, nuk pasonin dot te shoku i skuadrës”.

“Ne e dinim se ishte e rëndësishme të fitonim pasi Napoli barazoi me Milanin. I thash djemve se fitorja do të ishte një hap para, edhe pse nuk luajtëm mirë”.

“Szczesny bëri mirë, ne e dimë se ai është një portier i madh. Gjuri i Leonardo Bonuccit është i ënjtur, por të shohim, kemi edhe Martin Caceres që po vjen. Miralem Pjanic do të kthehet në mesin e javës”, ka shtuar për fund Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version