Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u shpreh mjaft i entuziazmuar para duelit ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.
Shorti i Ligës së Kampionëve i tërhequr në Nyon të Zvicrës e vuri kampionin e Italisë përballë Tottenhamit.
Allegri ka shfaqur respekt për skuadrën angleze, sidomos për shkak të stadiumit ku i zhvillon ndeshjet, në Wembley.
“Kush nuk do ta priste Wembleyn, një prej tempujve të shenjtë të sportit”.
“Tottenhami ka skuadër të re me talent, por nëse ne jemi Juve do t’ia dalim”, u shpreh Allegri në Twitter.
https://twitter.com/OfficialAllegri/status/940188717553213440
Ndeshja e parë mes dyja skuadrave zhvillohet në Allianz Stadium në Torino.
Juventusi doli i dyti në grup, prapa Barcelonës.
/Telegrafi/