Site icon Telegrafi

Allegri: Luajmë me katër sulmues, Barcelona lë hapësira prapa

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka hënë se do të luajë më katër sulmues kundër Barcelonës.

Juventusi në kohën e fundit është duke luajtur 4-4-2 me Mario Mandzukicin dhe Cuadradon në krahë.

“Me mënyrën se si luan Barcelona, ata lënë shumë hapësira mbrapa. Ne duhet të jemi të mirë dhe ta shfrytëzojmë këtë”.

“Katër sulmuesit startojnë nesër, nuk shoh ndonjë arsye pse kjo nuk duhet të ndodhë”.

Bëhet fjalë për Gonzalo Higuain, Paulo Dybala, Mario Mandzukiç dhe Juan Cuadrado, me të cilët ka luajtur pjesën më të madhe të këtij edicioni.

Italiani bëri edhe krahasimin mes Dybalas dhe Messit.

“Dybala ka bërë disa hapa gjigantë, por Leo Messi që disa vite është numër një në botë”, ka thënë ndër të tjera Allegri në konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version