Telegrafi

Allegri lë në gjysmë pushimet, takohet me presidentin Agnellin për ‘çështjen Ronaldo’

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka lënë në gjysmë pushimet dhe sot është takuar me presidentin Andrea Agnelli në Torino.

Kjo pasi bardhezinjtë po punojnë intensivisht për super yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, që të arrihet sa më shpejtë marrëveshje.

Raportimet e fundit që vijnë nga Portugalia, Italia dhe Spanja, flitet se marrëveshja është vetëm disa orë larg.

Agnelli, Nedved dhe Allegri

Allegri kishte qenë në pushime në Trieste para sezonit të ri, por sipas TuttoJuve ai ëhstë kthyer në Torino për të takuar me presidentin e klubit.

Dyshja do të diskutojë për transferimet, me Ronaldon që është tema kryesore e ditës.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Ndërkohë që Sky Italia raporton se Juve janë gjithnjë e më të sigurt se do të arrihet marrëveshja.

Bardhezinjtë janë duke pritur që të kenë një takim që do të mbahet mes presidentit të Real Madridit, Florentino Perez dhe agjentit të Ronaldos, Jorge Mendes. /Telegrafi/