Telegrafi

Allegri: Ky ishte Juventusi më i mirë i sezonit – Locatelli, De Ligt dhe Kulusevski duhet të përmirësohen

Max Allegri beson se Juventusi mundi Torinon, duke bërë një nga paraqitjet më të mira të sezonit deri më tani.

Bianconerët kishin vetëm 39 për qind të posedimit te topit, por futja e Juan Cuadrado dhe lëvizja e Federico Chiesa në sulmues qendre bën diferencën.

Chiesa asistoi te Manuel Locatelli që shënoi golin vendimtar në minutën e 86-të, ndërsa Juve mbajti portë e paprekur pas 20 ndeshjeve radhazi në Serie A.

“Toro humbi intensitetin me kalimin e kohës dhe ne lëvizëm më shumë, kështu që sa më shumë që lëvizni, aq më shumë e bëni kundërshtarin të humbasë nga pikëpamjet e referencës”.

“Locatelli u vendos mirë, ai mund të përmirësohet shumë. Ai ka filluar të ndryshojë lëvizjet, ka pasime të shkurtra dhe të gjata, ai vetëm duhet të përmirësojë pozicionin e tij”.

“Do të ishte zhgënjyese të mos fitoja një ndeshje pas kësaj paraqitjeje, e cila, pas pjesës së parë kundër Milanit, mendoj se ishte më e mira jonë e sezonit”, deklaroi trajneri.

“Kean? Përveç humbjes së topit disa herë, ai bëri mjaft mirë. Ai është shkatërrues kur vrapon drejt portës, por po punon në teknikën e tij, prekjen dhe kontrollin e tij të parë”, ka thënë Allegri.

Trajneri italian kishte thënë para fillimit të sezonit se lojtarët si Matthijs de Ligt dhe Dejan Kulusevski janë akoma shumë të rinj për të qenë figurat kryesore te Juventusi.

“Është çështje eksperience. De Ligt është një lojtar i mirë, pavarësisht se është 22 vjeç, dhe të mos harrojmë se ai vinte në Itali nga një lloj tjetër futbolli, kështu që në Itali ai duhet të përmirësojë leximin e situatave. Ai po bën paraqitje të mira dhe vetëm mund të përmirësohet”.

“E njëjta gjë vlen edhe për Kulusevski. Ne kemi lojtarë të rinj të talentuar dhe po punojmë për t’i përmirësuar ata individualisht”, ka thënë Allegri në fundin e ndeshjes. /Telegrafi/