Site icon Telegrafi

Allegri ka refuzuar Romën shkaku i Real Madridit

Massimiliano Allegri thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Roma pasi ai është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Allegri u shkarkua nga Juventusi në verën e vitit 2019 pasi fitoi 11 tituj në pesë sezone në Torino.

Ai ishte lidhur me një numër klubesh, duke përfshirë Chelsean, Paris Saint-Germain dhe Roma.

Lexo po ashtu Roma konsideron katër trajnerë si pasues të Fonsecas, Allegri dhe Sarri më favoritë

Në fillim të kësaj jave, tekniku italian u pa në të njëjtin hotel ku drejtori i Romës, Tiago Pinto, po qëndronte për të negociuar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Interin, duke përfshirë Alexis Sanchez dhe Edin Dzeko.

Megjithatë, sipas mediumit Sport.es, Allegri ka refuzuar ofertën që vjen e klubit nga kryeqyteti pasi ai është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Lexo po ashtu Presioni është te Zidane – Real Madridi mendon shkarkimin e francezit, me dy super trajnerë në listë

Zinedine Zidane është në prag të shkarkimit dhe Florentino Perez thuhet se është i vendosur të ndryshojë trajnerin e Real Madridit në fund të sezonit.

Sipas raportit, Zidane mund të shkarkohet edhe para fundit të sezonit nëse nuk do të përmirësojë rezultatet e ekipit gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version