Site icon Telegrafi

Allegri ka dy sulmues në mendje për të përforcuar Juventusin e tij

(Foto: juventus.com)

Massimiliano Allegri e ka përqendruar vëmendjen tek dy lojtarë në veçanti, pasi Juventusi po përgatitet të përforcojë sulmin këtë verë.

Bianconerët do ta largojnë Paulo Dybalan në fund të këtij sezonit, pasi kontrata e tij skadon dhe nuk iu ofrua rinovim.

Klubi po kërkon një sulmues të ri që do të lunte me Dusan Vlahovicin.

Sipas Tuttosport, Allegri është jashtëzakonisht i etur që Juventus të sjellë Giacomo Raspadori e Sassuolos ose Nicolo Zaniolon e Romës në verë, duke besuar se të dy talentet e rinj janë gati për skenën e madhe.

Bianconerët janë gjithashtu të interesuar në nënshkrimin e Alvaro Moratas pasi ai është vetëm në huazim, megjithëse Zonja e Vjetër do të donte ta merrte lojtairn për një çmimin më të ulët se 35 milionë euro që ia ka vendosur Atletico Madridi.

Juventusi dhe Allegri e dinë se në verë duhen disa përforcime nëse duan të kthehen edhe një herë në krye të kampionatit dhe rivalizojnë në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version