Juventusi ka arritur t’i marrë tri pikë të mëdha në udhëtim te Cagliari pas fitores minimale 1-2.
Zonja e Vjetër e pa vetën në disavantazh kur për vendasit realizoi Joao Pedro në pjesën e parë për 1-0.
Por falë golit të Matthis de Ligt në pjesën e parë dhe Dusan Vlahovic në minutat e fundit të ndeshjes, Zonja e Vjetër mori tri pikë të rëndësishme nga udhëtimi në Sardegna.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se atij i intereson vetëm fitorja dhe në rast se merr tri pikët atëherë nuk e ka problem të kritikohet për lojën e tij.
“Më mjafton vetëm që të fitojmë, di t’i pranoja kritikat me kënaqësi nëse marrim pikët”.
“Këtë e them për shkak të lojës së fundit, pasi askush nuk e e përmend lojën e mirë tonën, por flasin vetëm për Intein”, tha Allegri.
Tutje Allegri ka thënë se ka 15 vite që po i shkojnë nga pas trajnerit spanjoll Pep Guardiola.
“Deri në minutën e 75-të ndaj Villarrealit shkruhej se ne ishim duke bërë shumë mirë, por në momentin kur pësuam gol ishte një katastrofë. Gjithmonë është vetëm rezultati ai që përcakton edhe argumentin. Unë personalisht argëtohem kur dëgjoj kritika sepse bëjnë mirë”.
“Mirëpo, ka edhe ndonjë që thotë gjëra të pavend dhe më bezdisin. Në Itali po i bëjmë gjërat gabim. Ka 15 vite që po shkojmë nga pas Guardiolës, futbolli është i çuditshëm”, tha trajneri italian. /Telegrafi/