Site icon Telegrafi

Allegri: Juventusi luajti lojë inteligjente

Juventus ka realizuar fitore e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Italianët kanë triumfuar si vendas kundër skuadrës greke të Olympiacosit me rezultat 2-0.

Trajneri i kampionit italian, Massimilliano Allegri ka pohuar se të besuarit e tij luajtën një lojë inteligjente, e cila i solli fitore.

“Në këtë mbrëmje, Juventusi luajti një lojë inteligjente. Kemi krijuar disa raste para portës së tyre, Olympiacosi sapo kishte ndryshuar trajnerin dhe luajti shumë mirë në mbrojtje”.

“Ata mbyllën hapësirat dhe na pamundësuan lëvizjen e topit. Por, ne arritëm t’i thyenin dhe shënuam gol”, tha Allegri.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Juventus 2-0 Olympiacos

Ndryshe, Juventus ka tre pikë dhe zë pozitën e tretë të grupin D, po aq sa ka edhe Sporting Lisbona, e cila pësoi humbje me rezultat 1-0 kundër Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version