Massimiliano Allegri thënë pas ndeshjes se Juventusi e meritoi fitoren 2-1 ndaj Parmas, por shton se kanë ende shumë punë për të bërë.
Bianconerët tani kanë fituar tri nga tri ndeshjet e luajtura në Serie A, por ishte një tjetër ndeshje e vështirë, pasi Gervinho barazoi 1-1 rezultatin përpara se Blaise Matuidi të shënojë golin e fitores.
“Djemtë bënë shumë mirë. Parma është një vend i vështirë për të luajtur dhe ne do kemi fituar vetëm një nga pesë vizitat e fundit”, ka thënë fillimisht Allegri për DAZN.
“Parma po lufton për të siguruar më shumë siguri, janë shumë të organizuar dhe të rrezikshëm në kundërsulme”.
“Është një fitore e merituar, por ne kemi shumë punë për të bërë”.
“Ne duhet të ishim më të durueshëm dhe jo aq të nxituar, pasi Parma ishte e mirë në pjesën e parë”.
“Ka vështirësi të ndryshme për një sulmues më Serie A, por ai [Ronaldo] kishte një lojë të mirë në përgjithësi”.
“Jam i lumtur me atë që ai po bën dhe pushimi për detyrë ndërkombëtare do të na ndihmojë të gjithëve që të jemi më të mprehtë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/