Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka komplimentuar gjyqtarin Massimiliano Irrati për ndarjen e drejtësisë në derbin e Italisë ndaj Interit.
Bianconerët pësuan me rezultat 1-0 në Allianz Stadium të shtunën mbrëma me golin e Hakan Calhanoglut nga penalltia e riekzekutuar, pasi të parën e mbrojti Wojciech Szczesny.
Siç është traditë, kur dikush kas një ditë të keqe, programi televiziv satirik Striscia La Notizia e dërgon korrespondentin e tyre me një çmim Tapiro d’Oro, që përfaqëson një krijesë me fytyrë të gjatë. Është çmimi i katërt që e ka marrë Allegri nga ky emision.
“Humbjet janë pjesë e futbollit, duhet të vazhdojmë përpara, sepse sezoni nuk ka mbaruar ende”.
“Kreu i tabelës është thuajse i paarritshëm tani, por ne duhet të kemi kujdes nga Roma e Jose Mourinhos që është menjëherë pas nesh, si edhe nga Fiorentina në gjysmëfinale të Kupës së Italisë”, ka thënë trajneri.
Strategu italian është pyetur veçmas për gjyqtarin e ndeshjes dhe dhomën e VAR-it, pasi tifozët e Juventusit ishin ankuar, si edhe Adrien Rabiot kishte thënë se po luan kundër 12 njerëzve.
“Irrati performoi mirë, ai e ndau mirë drejtësinë. Vendimet nganjëherë shkojnë në njërën anë, nganjëherë në tjetrën”, ka thënë Allegri, i cili kishte reaguar ndryshe gjatë lojës. /Telegrafi/