Telegrafi

Allegri: Humbja nuk e pengon sezonin e Juves

Massimiliano Allegri thotë se humbja nga Milani nuk e ndryshon rrjedhën e sezonit të Juventusit dhe është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Manuel Locatelli e vendosi ndeshjen me golin e vetëm, ndërsa pati kundërthënie rreth një goli të anuluar të Miralem Pjanic.

“Duhet ta komplimentoj skuadrën time, sepse bëmë paraqitje të mirë kundër një Milani të organizuar që e dha maksimumin”.

“Ata ia dolën të shënojnë, ndërsa ne ishim të pafat. Shënuam edhe ne, por goli u anulua. Gjëra të këtilla ndodhin, ndërsa ishte një ndeshje që e zhvilluam mirë në aspektin teknik”.

“Kjo humbje nuk e ndryshon rrjedhën e sezonit tonë. Sa i përket lojës, nuk kam ankesa për të zgjedhurit e mi”, ka thënë Allegri për Mediaset Premium. /Telegrafi/