Site icon Telegrafi

Allegri i hidhëruar me lojtarët e tij

Massimiliano Allegri është hidhëruar me lojtarët e tij pas barazimit kundër Lyonit, në një ndeshje në të cilën patën epërsi deri në minutën e 85-të.

Bianconerët shënuan në pjesën e parë me anë të Gonzalo Higuainit nga penaltia, por argjentinasi e humbi një shans shumë të mirë më pas për ta dyfishuar rezultatin.

Ndërsa kur po afrohej fundi i takimit, francezët u treguan të rrezikshëm dhe barazuan me anë të Corentin Tolissos, ndërsa Alexandre Lacazette mundi që ta shënonte edhe golin e fitores në minutat shtesë.

Lexo po ashtu Juve dështon të fitojë (Video)

“Isha i hidhëruar kur ua mundësuam atë shansin e madh në minutën e fundit”.

“Gjëja pozitive është se objektivi ynë është që të kualifikohemi dhe ne jemi akoma në pozitë të mirë për t’ia arritur qëllimit”, ka thënë strategu italian pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version