Site icon Telegrafi

Allegri flet pas fitores me Atalantan, ndalet te starti i Serie A, Dybala e Ronaldo

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur për ndeshjen miqësore që skuadra e tij e fitoi kundër Atalantas me rezultat 3-1.

Paulo Dybala, Federico Bernardeschi dhe Alvaro Morata i shënuan golat në këtë ndeshje.

Trajneri është ndalur të flas për ndeshjen, duke e vlerësuar si shumë të mirë dhe sipas tij skuadra është gati për të nisur sezonin në Serie A.

https://www.youtube.com/watch?v=pahpLJ4EjQU&ab_channel=CALCIOTV

“Ne bëmë një paraqitje të mirë kundër Atalantës me të cilën është gjithmonë e vështirë të luash. Për të arritur objektivat për të cilat luajmë, duhet disponueshmëria dhe sakrifica e njërit ndaj tjetrit që do të na lejojë të bëjmë ndryshimin”.

“Skuadra është në gjendje të mirë, sonte ishte një test i mirë. Skuadra u përgjigj mirë, tani duhet të punojmë edhe një javë për të arritur në gjendje të mirë për ndeshjen me Udinen. Udinese është një ekip i mirë, do të jetë një ndeshje e vështirë”.

“Ronaldo? Ai bëri gjëra të mira edhe sonte. Në aksionin e golit ai ishte i mirë dhe gjithashtu menaxhoi disa topa shumë mirë. Ai po rritet në gjendje si të gjithë të tjerët. Për ne do të jetë një vlerë e shtuar”.

“Dybala? Klubi do të kujdeset për rinovimin, kjo nuk ndikoi në paraqitjen e tij. Paulo është i gatshëm dhe e ka treguar në këtë muaj të parë të përgatitjes”.

“Ai dëshiron të ketë një vit të mrekullueshëm si të gjithë të tjerët. Juventusi duhet të përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për të fituar përsëri Scudetton”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version