Telegrafi

Allegri: Fitore e vështirë ndaj Torinos

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se ndeshja ndaj Torinos ishte e vështirë.

Juventusi fitoi vetëm me një penalti në pjesën e dytë të konvertuar nga Ronaldo.

Allegri tha se nuk mund t’i shikojë penaltitë kur ekzekutohen.

“Nuk e kam parë penaltinë, e kam kthyer shpinën. Rrallë i shoh penaltitë të jem i sinqertë”.

“Nuk dukej se do të kishte gola në këtë takim. Kur tempi i Torinos filloi të bie, atëherë ne morëm kontrollin”.

Festa e golit ndaj Torinos (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Ishte ndeshje ekstremisht e vështirë, sepse është derbi dhe Torino po vinte nga një periudhë e fortë”.

“Fitorja në fund dhe vështirësia në këtë takim tregon se jemi në formë të madhe fizike”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/