Trajneri Max Allegri këmbëngul se Paulo Dybala do të qëndrojë në Juventus, në mes të spekulimeve të interesimit të Barcelonës për të fituar shërbimet e tij.
Raportet në Spanjë kishin sugjeruar se Dybala ishte zgjedhja e parë e Barçës për të zëvendësuar Neymarin nëse braziliani bashkohet me Paris Saint-Germain.
Por, Allegri ka mohuar diçka të tillë duke thënë se ylli i skuadrës së tij nuk do të shkoj askund.
“Dybala kishte një gjysmë pjese të mirë: ai është i lidhur me fanellën e Juventusit dhe do të qëndrojë me ne”, ka thënë trajneri italian pas humbjes 2-1 të bardhezinjve ndaj katalanasve.
Ndryshe, Zonja e Vjetër deri më tani është përforcuar me Douglas Costan, Wojchih Szczesnyn dhe Mattia De Sciglion, ndërsa pritet edhe zyrtarizimi i Federico Bernardeschit ditëve të ardhshme. /Telegrafi/