Telegrafi

Allegri: Dybala e Neymar në nivelin e Messit dhe CR7

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur fjalë të mëdha për Paulo Dybalan.

Tekniku italian beson se sulmuesi argjentinas ka të gjitha kapacitetet për t’u futur në grupin e ngushtë të lojtarëve më të mirë në botë.

“Dybala po përmirësohet dhe ai ka gjithçka që duhet që së bashku me Neymarin të bëhen më të mirët në botë, por pas Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit”.

“E ardhmja e tij është me Juventusin dhe jam i lumtur për këtë”, ka thënë Allegri.

Në tre javët e para Dybala ka shënuar pesë gola në Serie A. /Telegrafi/