Arsenali janë në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Arsene Wenger në fund të sezonit .
Janë folur shumë emra si Patrick Vieira, Mikel Arteta dhe Brendan Rodgers, për ta zënë vendin e tij.
Sky Sports shkruan se në kry të listës janë dy trajnerë më me emër si Massimiliano Allegri dhe Luis Enrique.
Të dy trajnerët kanë pasur sukses duke fituar trofe, si Allegri me Juventusin, po ashtu edhe Enrique me Barcelonën.
Por asnjëri nga ta nuk është i bindur ende që të udhëtojë drejt Emirates Stadium.
Arsenali ka pasur për një kohë të gjatë një trajner dhe ndryshimi nuk dihet si do të pritet dhe për këtë trajnerët po hezitojnë.
Allegri ose Enrique, njëri nga ta mund ta drejtojë klubin. /Telegrafi/