Site icon Telegrafi

Allegri: Derbi ndaj Interit është ndeshje e vështirë, por nuk e vendos titullin – Buffon dhe Dybala mund të mungojnë

Allegri dhe Juve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes derbi ndaj Interit që njihet ndryshe si ‘Derby D’Italia’ dhe që zhvillohet në Allianz Stadium të shtunën mbrëma.

Allegri e ka cilësuar derbin ndaj Interit si ndeshje shumë të rëndësishme në garën për titull, por sipas tij kjo ndeshje nuk do të vendos fitimin e titullit, pasi ai do të luftohet deri në ditën e fundit.

“Një humbje ndaj Napolit do të kishte rritur hendekun mes nesh, por fitorja ndaj tyre ishte një hap përpara”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën për shtyp para Derby d’Italia të së shtunës kundër Interit.

Lexo po ashtu Juventus – Inter, dhjetë golat më të bukur në 'Derbin e Italisë' në shekullin e XXI (Video)

“Nesër [e shtunë] do të jetë një lojë e rëndësishme pasi do të garojmë kundër skuadrës së parë në kampionat”.

“Nuk është e shpeshtë përballja me dy ekipet e para njëra pas tjetrës. Duhet të përmirësojmë gjendjen fizike të disa lojtarëve, por unë jam i sigurt”.

Derbi i Italisë gjithmonë sjell emocione të mëdha (Getty Images)

“Gara e titullit nuk do të mbarojë në rast humbje, por do të ishte më e vështirë, duke pasur parasysh se ata në krye kanë lënë pak pikë kundër ekipeve më të vogla”.

“Vendimtar për garën e titullit? Juve, Napoli, Inter, Roma dhe Lazio do të konkurrojnë për titullin deri në ditën e fundit, por ndeshja e së nesërmes nuk do të vendosë Scudetton. Për ne, gara e titullit do të mbetet e hapur”.

Lexo po ashtu Vecino: Gati për Juventusin, nuk mendojmë për titullin

“Derbi i Italisë është i bukur për të luajtur, kështu që ne duhet të kemi një lojë të mrekullueshme dhe gjithashtu të jemi pak me fat për të sjellë në shtëpi rezultatin pozitiv”.

Allegri gjithashtu foli edhe rreth gjendjes së Gianluigi Buffonit dhe Paulo Dybala, për të cilët tha se mund të mungojnë për këtë derbi, por gjithçka do të vendoset në ditën e ndeshjes.

Trajneri i Juventusi foli me elozhe edhe për homologun e tij, trajnerin e Interit, Luciano Spalletti, i cili sipas tij po bënë gjëra të mira viteve të fundit e sidomos këtë sezon me Nerazzurrët. /Telegrafi/

Exit mobile version