Joao Cancelo do të bëjë rikthimin e tij në Superkupën e Italisë e cila zhvillohet në javën e ardhshme kundër Milanit.
Cancelo nuk ka luajtur qëkur Juventusi fitoi 1-0 kundër Interit më 7 dhjetor të vitit të kaluar.
Ai iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një krisje të meniskut në gjurin e tij të këmbës së djathtë.
Operacioni u krye me sukses dhe portugezi kaloi periudhën festive duke u rikuperuar.
Megjithatë, Cancelo do të bëjë rikthimin e tij në Superkupën e Italisë e cila zhvillohet në javën e ardhshme kundër Milanit.
Lajmi për rikthimin e mbrojtësit portugez është konfirmuar nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.
“Në të djathtë, De Sciglio do të luajë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferecën për shtyp para ndeshjes së kësaj jave me Bolognan.
“Cancelo? Ai do të kthehet për ndeshjen e Superkupës”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/
🎙 @OfficialAllegri: "@mattia_desci will play on the right. #Cancelo will be back for the #SupercoppaItaliana" #BolognaJuve #CoppaItalia
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) January 11, 2019