Site icon Telegrafi

Allegri: Bëmë ndeshje të mirë, u dënuam 30 sekonda pa u mbyllur pjesa e parë

Max Allegri ka folur pas humbjes kundër Barcelonës me rezultat 3-0. 

Blaugranat shënuan tri herë, me Leo Messi dy herë dhe një herë me Ivan Rakiticin.

“Djelmoshat bën ndeshje të mirë, por kur ke rast duhet të shënosh. U dënuam në fund, 30 sekonda pa u mbyllur pjesa e parë. Duhet të qëndronim më aftër Messit që të bënim faul”.

“Pas pjesës së parë kishim një rast shumë të mirë me Paulo Dybala, por ku u hapëm Barcelona u bë e frikshme”.

“Këto ndeshje duhet planifikuar me mendje. Ne golin e parë dhe të tretë i morën nga kundërsulmi, kur provonim të dilnim”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/   

Exit mobile version