Trajneri i Juventusit e ka lëvduar lojën e Ajaxit në barazimin prej 1-1 në Johan Cruijff ArenA, ën ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Cristiano Ronaldo shënoi në fund të pjesës së parë, ndërsa David Neres e barazoi menjëherë rezultatin në fillim të gjysmës së dytë.
“Ajaxi është në çerekfinale, pason shumë mirë në hapësira të ngushta dhe bën presion me shumë lojtarë në sulm. Ata na bënë shumë presion dhe krijuan hapësira, mirëpo nuk i goditëm në kundërsulme sa është dashur”.
“Nuk mendoj se ishim të përqendruar në rastin e golit, por pranuam menjëherë pas pushimit dhe Ajaxi fitoi vetëbesim, gjë që ishim paksa në shok”.
“Kisha besim se Rugani do të luante mirë, sepse është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Itali. Ai është i jashtëzakonshëm në mbrojtje, vetëm duhet të përmirësohet në ndërtimin e sulmeve”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.
Në vazhdim trajneri e ka lëvduar punën e mesfushorëve të tij duke thënë se të gjithë kanë bërë paraqitje të mirë. /Telegrafi/