Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit kishte kanosur disa persona.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:30, në Pejë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit kishte kanosur disa persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/