Telegrafi

Alketa Vejsiu drejt gjigantit italian Mediaset, konfirmohet edhe nga Vera Grabocka (Foto)

Duket se paralajmërimet se Alketa Vejsiu do të shkojë drejt Italisë për të punuar me televizionin Mediaset, po konfirmohen.

Ishte vet Alketa e cila para pak muajsh postoi një foto përballë ambienteve të televizionit italian.

Dhe, tash është Vera Grabocka, producentja e njohur e spektakleve në Shqipëri ajo që ka përforcuar bindjen se Alketa do të jetë pjesë e ekranit italian.

“Shumë fat”, ka shkruar Vera në postimin e saj në rrjetin social Instagram, ku Alketa shfaqet mahntiëse para ambienteve të Mediaset.

Nuk dihet ende nëse Alketa do të drejtojë ndonjë emision, por ajo është e shkëlqyer në komunikimin e saj në gjuhën italiane.

Prezantuesja atraktive ka udhëtuar shpesh drejt Italisë dhe mbetet të shihet nëse kjo do të rezultojë me ndonjë emision të saj.

Ndryshe, Alketa ka drejtuar me sukses emisionet si “X Factor” dhe “Dance With Me”. /Telegrafi/