Site icon Telegrafi

Alketa dhe Ami kunja njëra-tjetrës në spektakël

“Dance with me” dhe “Dancing with the stars” tashmë kanë nisur haptazi luftën e pritur mes tyre.

Duke qenë se të dyja kanë pothuajse përmbajte të njëjtë në qendër vallëzimin me protagonistë të njohur dhe koha e shfaqjes e njëjtë, konkurenca mes tyre ishte e ditur, por se tani kanë filluar të hedhin kunja edhe gjatë spektaklit, transmeton Telegrafi.

Ishte Amarda Toska ajo që e para nisi këtë “luftë” duke ironizuar me “Dance with me”.

“Në “Dancing With the Stars”, VIP-at kërcejnë vërtetë, ndryshe nga çfarë ndodh nëpër TV të tjera”, ka thënë Ami, e cila në mbrëmjen e së hënës mori përgjigjen e menjëhershme të Alketës, e cila tha se ndryshe nga çfarë aludohet, në “Dance with me” kërcehet vërtetë.

“Fjalët i thonë sepse ndiejnë konkurencën”, ka vazhduar Roza, konkurentja, e cila së bashku me Stinen u shpallën mbretër të natës së nëntë.

Por, nuk ka mbaruar me kaq. “Dancing with the stars” nuk ka pritur natën e spektaklit duke vazhduar me rrjetet sociale.

“Shih rrushi rrushin, kalbet mandarina”, “Mandarina të Kalbura në këtë ‘treg të shëmtuar’ për të tërë DINJITET”, janë publikimet e Amit dhe bashkëpunëtorëve të saj, të cilët mbesim të presim spektaklin e së enjtës për të parë nëse e kanë mbaruar me kaq. /Telegrafi/

Exit mobile version