Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Liburn Aliu, gjatë seancës së rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj drejtuar deputetit të LVV-së, Glauk Konjufcës.
Aliu tha se do të vjen koha kur të do flasin hapur për këto çështje sepse nuk është diçka personale, por siç tha ai ky është një ‘projekt’ i rrezikshëm.
“Edhe më herët ka pasur akuza ndaj VV-së dhe deputetëve të saj. Për dallim prej tash janë duke munguar qejfet dhe rakia. Kjo dëshiron të duket si diçka personale e që buron nga një debat i humbur. Por ky është një projekt më i thellë dhe premtoj që do të flasim më hapur dhe shumë detajisht. Po merrem me atë që është më urgjente me varfërinë dhe me njerëzit që po ikin jashtë”, ka thënë Aliu.
Ndryshe, deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, në seancën e Kuvendit ka folur për deklaratat që i ka bërë deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ndaj tij.
Molliqaj ka thënë se deputeti Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut në vitin 2000-2001, si dhe shumë akuza tjera drejtuar tij. /Telegrafi/