Site icon Telegrafi

Aliu: Ku do të shkojë LDK nëse ia mbyll derën Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk kanë arritur të bëjnë koalicion për bashkëqeverisje. Këto dy parti politike nuk po mund të arrijnë të gjejnë një kompromis sa i përket ndarjes së përgjegjësive dhe posteve, LDK ka kërkuar nga LVV postin e kryeparlamentarit dhe atë të Presidentit, mirëpo LVV nuk ka pranuar këtë.

E për këtë situatë të krijuar politike, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka pyetur LDK-në se ku do të shkojë nëse ia mbyll derën LVV-së.

Aliu ka thënë se populli ka votuar ndryshimin dhe jo lojërat e njëjta, transmeton Telegrafi.

“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo po ashtu Nuk ka marrëveshje LVV-LDK, s’bën punë as QUINT-i

Ndryshe, pas takimit të së mërkurës mes LVV-së, LDK-së dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se përpjekjet nuk do t’i ndalin dhe se afrimi duhet të jetë i dyanshëm.

Kurti ka afat deri më 4 shkurt që ta kompletojë kabinetin qeveritar./Telegrafi/

Exit mobile version