Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e ka përshëndetur deklaratën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Unë mendoj se një deklaratë e tillë duhet të përshëndetet, pro duhet të kemi parasysh çdo herë se statusi i gjuhës shqipe duhet të rregullohet sipas Kushtetutës dhe MO-së. Do të thotë gjuha shqipe duhet të ketë përdorim të plotë në tërrë territorin e Maqedonisë”, deklaroi për Alsat-M, Rafiz Aliti.
Përndryshe, deklarata e Zaevit ka shkaktuar reagim të deputetit Ilija Dimovski të OBRM-PDUKM-së, duke thënë se dygjuhësia nënkupton dykombësi, dyshtetësi dhe dykushtetueshmëri.
Edhe gazetari kontraverz Milenko Nedellkovski ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Zaevit, duke thënë se nuk ndjehet i befasuar nga kjo deklaratë e liderit të LSDM-së./Telegrafi/