Telegrafi

Aliovski mund të mbetet te Fenerbahce, klubi turk planifikon blerjen e kartonit të tij

Fenerbahce me shumë gjasë do ta blejë kartonin e Ezgjan Alioskit, i cili ka lënë përshtypje të mirë te kryesia e klubit.

Alioski është i huazuar nga skuadra arabe Al Ahli, deri në fund të edicionit.

Mediat turke kanë shkruar të premten se Fenerbahçe ka nisur negociatat për ta blerë kartonin e futbollistit të krahut të majtë dhe janë të gatshëm të ofrojnë deri në 1 milion euro.

Alioski u transferua te Fenerbahçe para dy muaj e gjysmë, ndërsa më herët kishte bërë karrierë të Leeds United në Ligën Premier.

Në 12 ndeshje të zhvilluara për Fenerbahcen këtë edicion, shqiptari ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/