Telegrafi

Alioski mund të transferohet në Serie A, agjentët e tij ia ofrojnë shqiptarin dy skuadrave të mëdha

Ezgjan Alioski është larguar nga skuadra angleze Leeds United pas katër viteve qëndrim.

Anësori shqiptar ka shkëlqyer te Leeds, por pas përfundimit të kontratës nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Kësisoj ai tanimë është një futbollist i lirë dhe në pritje të ofertës së duhur.

CSKA e Moskës dhe Galatasaray janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e tij.

Por duket se e ardhmja e lojtarit mund të marrë kthesë të madhe dhe mund të transferohet në Serie A.

Mediat italiane kanë raportuar se agjenti i lojtarit ia ka ofruar shërbimet e shqiptarit dy skuadrave të mëdha italiane, Romës dhe Milanit.

Roma duket se ka interesim për shqiptarin, pas lëndimit të Leonardo Spinazzolës.

Edhe vet anësori shqiptar e pëlqen kalimin te Roma pasi do të mund të luante rregullisht, për dallim se te Milani do të mbetej alternativë e Theo Hernandez. /Telegrafi/