Site icon Telegrafi

Alioski: Arsenali nuk është klub i veçantë

Ezgjan Alioski (Foto: George Wood/Getty Images/Guliver)

Anësori i Leeds United, Ezgjan Alioski, mendon se Arsenali nuk është klub aq i veçantë, para ndeshjes së raundit të tretë në kuadër të Kupës FA.

Lideri i ligës Championship sonte (e hënë) viziton stadiumin Emirates, ku do të përcaktohet se cila nga skuadrat do të vazhdojë tutje.

Në 15 ndeshjet e fundit, Leeds ka humbur vetëm një ndeshje dhe një tjetër e ka barazuar. Nga ana tjetër, Arsenali ka pasur momente të rënies dhe ngritjes.

Alioski, i cili e përfaqëson Maqedoninë e Veriut, shpreson që skuadra e tij të tregojë cilësitë që ka duke mos i respektuar së tepërmi Topçinjtë.

Ezgjan Alioski (Foto: George Wood/Getty Images/Guliver)

“Është një stadium i mirë, është një klub i madh, por nuk është aq e veçantë të shkosh atje, sepse është Arsenali. Ka disa lojtarë që mendojnë kështu, por nuk mjafton të thuash: ‘Uau, është Arsenali’, sepse edhe ne jemi skuadër e mirë dhe duam ta tregojmë këtë”.

“Duhet të shkojmë atje me shumë vetëbesim, ashtu siç bëjmë gjithmonë dhe të luajmë ashtu si luajmë gjithmonë. Jo të kemi frikë të shkojmë atje”, ka thënë anësori shqiptar në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version