Telegrafi

Aliji: Nuk besoj qe kemi probleme në Kombëtare

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, u shpreh që kuqezinjtë u treguan që janë një ekip shumë i madh.

Ai foli dhe sa i përket aktivizimit të pakët në kombëtare, duke thënë se shpreson të luajë gjithnjë por ky vendim i takon trajnerit.

“Për fitoren? Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Treguam që jemi ekip shumë i madh dhe që jemi më të mirët kur luajmë 11 kundër 11.”

“Fundi i krizës? Nuk besoj qe kemi probleme në Kombëtare. Sot treguam që jemi ekip shumë i mirë dhe do të vazhdojmë kështu.”

“Aktivizimi i pakët në kombëtare? Unë gjithnjë jam krenar kur vij në kombëtare dhe shpresoj që të luaj në të gjitha ndeshjet, por këtë e vendos trajneri”, ka thënë Aliji. /PanoramaSport/