Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë një mbledhje këtë të enjte në selinë blu, me deputetët të cilët janë shprehur pro përfshirjes në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Mbledhja është parashikuar që të zhvillohet në orën 10:30 dhe pritet që të diskutohet në lidhje me raundin e tretë për zgjedhjen e Kreut të Shtetit.
Raundi i tretë është caktuar për t’u zhvilluar më 30 maj në orën 10:00. Edhe në këtë raund, mazhoranca nuk do të paraqesë propozim të saj.
Dy raundet e parë kanë dështuar për shkak se nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Pak ditë më parë, Alibeaj u shpreh se procesi është kthyer në farsë. Ai akuzoi socialistët për shkelje të marrëveshjes së arritur disa javë më parë. /Euronews Albania/