Site icon Telegrafi

Algoritmet tani mund te diagnostikojnë sëmundje përfshirë dhe kancerin e gjirit

Qendra kërkimore DeepMind në pronësi të Google zhvilloi një algoritëm, i cili mund të bëjë 14,884 skanime duke ofruar një diagnozë të hollësishme për 30 sekonda.

Algoritmi mund të analizojë shtresa komplekse të informacionit dhe të identifikojë anomalitë ose tendencat në imazhet mjekësore.

Kjo teknologji ka nivelin e saktësisë deri 94.5 për qind, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu mund të identifikojë rrezikun e kancerin e gjirit në fazat e hershme. Parashikon nga një mamografi, nëse një pacient ka gjasa të zhvillojë kancerin e gjirit në të ardhmen.

Lexo po ashtu Inteligjenca artificiale diagnostikon kancerin e prostatës saktë sikur mjekët

Algoritmi i tejkaloi qasjet ekzistuese, duke zbuluar 31 për qind të gjithë pacientëve me kancer në kategorinë e rrezikut më të lartë në krahasim me 18 për qind për modelet tradicionale. /Telegrafi/

Exit mobile version