Telegrafi

Alfa Romeo, më 2016 me modelin SUV

Bosi i Fiat Chrysler, Sergio Marchionne, ka plane të mëdha për Alfa Romeon.

Ai si duket ai e ka seriozisht për planet e tij për një Alfa Romeo të tipit SUV, që njihen si vetura sportive por me përmasa të furgonëve, transmeton koha.net.

Ai thotë se parapërgatitjet për prodhimin e veturës veç se kanë përfunduar dhe se ky model do të dalë të shitje rreth mesit të vitit 2016.

Marchionne ka thënë për “The Detroit Free Press” se ata kanë shpenzuar afër dy miliardë euro për t’i bërë të gjitha parapërgatitjet për modelin SUV, i cili edhe është i pari i këtij lloji për këtë kompani.