Telegrafi

Alexis Sanchez i ka nënshkruar dokumentet për përfundimin e kontratës me Interin

(Foto: Radio ADN)

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, ka arritur në zyrat e klubit për ta ndërprerë kontratën e tij me klubin italian.

Kiliani nuk bën pjesë na planet e Simone Inzaghit dhe është lojtari me pagën më të lartë te Nerazzurrët.

Zikaltrit dhe agjenti i tij kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës një vit para skadimit.

 

Sipas Calciomercato.com dhe Sky Sport Italia, ish lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës ndodhet në zyrat e klubit për t’i nënshkruar dokumentet që do t’ia mundësojnë largimin e menjëhershëm.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Ndërkaq, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se ai tashmë i ka nënshkruar dokumentet dhe gjatë javës do të udhëtojë drejt Francës.

Marseille është klubi i tij i ardhshëm, ku do të transferohet si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Interin. /Telegrafi/