Site icon Telegrafi

Alexis drejt largimit nga Interi, e ardhmja e tij në Francë ose Turqi

Alexis Sanchez ka vendosur të largohet nga Interi pas tri viteve qëndrim tek gjiganti italian.

Sulmuesi kilian ka kontratë me Neroazzurët deri në verën e vitit 2023, por ai ka vendosur të largohet shkaku i hapësirave.

Me ardhjen e Romelu Lukakut dhe Paulo Dybalas, hapësirat e kilianit te Inter do të zvogëlohen edhe më tepër.

33-vjeçari tani ka para vetës dy oferta të rëndësishme për të vazhduar edhe më tej karrierën e tij në Evropë.

Gjiganti francez Olympique Marseille dhe ai turk Galatasaray kanë shprehur interesim për transferimin e kilianit.

Inter mund ta shkëpusë kontratën me lojtarin vetëm e vetëm që të lirohet nga paga e tij prej tetë milionë euro bruto në sezon.

Sanchez këtë edicion ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat me Interin, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version