Site icon Telegrafi

Alexia Putellas fiton Topin e Artë në kategorinë e femrave për të dytën herë me radhë

Barcelona ka rrëmbyer çmimin e dytë të natës në ceremoninë që po e mbanë France Football.

Klubi katalanas para pak çastesh mësoi se Gavi është fituesi i çmimit për lojtarin e ri më të mirë “Trophe Kopa”.

Ndërsa tani, Blaugranasit kanë rrëmbyer çmimin kryesor në kategorinë e femrave – Topin e Artë.

Alexia Putellas e ka fituar trofeun më të madh individual për një lojtare, duke mposhtur një konkurrencë të ashpër, e që është hera e dytë për të.

28-vjeçarja deklaroi se kjo është një ëndërr e përmbushur për të dhe një motiv shtesë për të vazhduar të jap më të mirën nga vetja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version