Telegrafi

Alexander-Arnold rrugës për të shkruar histori në Ligën e Kampionëve

Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit mund të shkruajë histori nëse starton në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit më 1 qershor.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë fantastik për The Reds në këtë sezon, ku ka bërë 16 asistime në të gjitha garat nga krahu i djathtë, përfshirë këtu edhe rivënien e çmendur këndore në gjysmëfinale kundër Barcelonës.

Trent Alexander-Arnold mund të shkruajë histori nëse starton ndaj Spursave në finalen e Madridit, duke u bërë lojtari më i ri që starton në dy finale radhazi, ku këtë gjë e kishte bërë vetëm ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, kur ishte pjesë e Milanit në vitet 1993/94 dhe 1994/95.

Italiani ishte 22-vjeçar kur startojë në finalen e dytë të rossonerëve në Ligën e Kampionëve në vitin 1995, kur kuqezinjtë do të takohen me Ajaxin.

Lexo po ashtu Mane paralajmëron Tottenhamin para finales së Ligës së Kampionëve

Ndryshe, reprezentuesi anglez nuk i mbush 21 vite deri më 7 tetor, kështu që nëse starton në finalen ndaj Tottenhamit, do të shkruajë historinë si lojtari më i ri që ka luajtur në dy finale radhazi. /Telegrafi/