Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexader-Arnold ka thurë elozhe për Përfaqësuesen e Kosovës.
Kosova gjendet në grupin e njëjtë me Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Në ndeshjen e zhvilluar para disa javës në St Marys, Anglia fitoi me rezultat të ngushtë 5-3 ndaj Dardanëve.
Megjithatë, mbrojtësi anglez, Alexander-Arnold duke folur në konferencë para takimit me Çekinë, ka thurë elozhe për Kosovën.
Sipas yllit të Liverpoolit, Kosova është një skuadër e nënvlerësuar dhe ata kishin shumë respekt për të kur luajtën mes vete.
“Kosova, me të vërtetë, ishin një skuadër e nënvlerësuar dhe ne kishim respekt maksimal ndaj tyre para ndeshjes”, ka thënë fillimisht Alexander-Arnold për Daily Mail.
“Ne e dinim që ata kishin kërcënime dhe për fat të mirë për ne, ishim në gjendje t’i mposhtim ata”.
“Ne nuk ishim të kënaqur me golat që pranuam dhe kemi nevojë të punojmë në atë drejtim”, përfundoi mbrojtësi i Liverpoolit. /Telegrafi/