Telegrafi

Alexander-Arnold kishte një paraqitje për t’u harruar, u turpërua nga Modric dhe Vinicius Jr në dy raste të ndryshme gjatë ndeshjes

Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold u kritikua për paraqitjen e tij, pasi Liverpooli u eliminua nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, duke u dribluar keq dy herë nga kundërshtarë të ndryshëm.

Ishte një tjetër natë e hidhur për skuadrën e Jurgen Klopp, në atë që është bërë një sezon plotë dështime për Reds.

Sigurisht, skuadra angleze u përball me një detyrë pothuajse të pamundur në Bernabeu, duke u nisur nga disavantazhi 5-2 nga ndeshja e parë dhe humbi 1-0 edhe në ndeshjen e dytë për t’u eliminuar përfundimisht.

Lexo po ashtu Ancelotti i lumtur me kualifikimin, tregon skuadrën që e do në finale të Ligës së Kampionëve

Ndonëse humbja ndaj kampionëve të Evropës nuk është turp, mënyra në të cilën Liverpooli nuk arriti të bënte ndonjë lloj rikthimi la shumë për të dëshiruar.

Kishte kritika gjithandej, por pjesa më e madhe e tyre kishte për qëllim mbrojtësin anglez, Alexander-Arnold, i cili nuk arriti të tregonte fare nivelin e tij.

 

Ylli anglez u turpërua dy herë gjatë ndeshjes së mërkurës mbrëma, ku fillimisht ishte veterani 37-vjeçar, Luka Modric, i cili e bëri atë të dukej ‘budalla’ duke ia dërguar topin mbi kokë.

Alexander-Arnold ishte edhe viktimë e Vinicius Junior, i cili në një aksion arriti ta dribloj disa herë me lëvizje të trupit, përpara se t’ia shtynte topin. /Telegrafi/