Site icon Telegrafi

Alexander-Arnold flet për skemën e golit të katërt

Xherdan Shaqiri dhe Trent Alexander-Arnold (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Trent Alexander-Arnold e ka komentuar ekzekutimin e shpejtë të goditjes nga këndi që ishte një skemë, e cila rezultoi me golin e kualifikimit për Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve.

Goli i katërt u shënua në minutën e 79-të, ndërsa erdhi nga një skemë ndërmjet Xherdan Shaqiri dhe mbrojtësin anglez.

Derisa mesfushori shqiptar u nis drejt këndit për ta ekzekutuar goditjen, mbrojtësi i krahut e pa të lirë Origin në zonë dhe ia pasoi topin, ndërsa ai e shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën.

Lexo po ashtu Skema e përgatitur nga Shaqiri dhe Alexander-Arnold në momentin e golit të katërt

“Ishte thjesht instinkt. E sheh një mundësi”, ishin fjalët e mbrojtësit të Liverpoolit lidhur me skemën e golit që e vulosi kualifikimin.

“Gini (Georginio Wijnaldum) është një top lojtar, ai i shënoi dy gola. Të gjithë do ta mbajnë mend këtë moment”, ka thënë Alexander-Arnold pas ndeshjes kundër Barcelonës.

Liverpooli do ta presë në finale fituesin e duelit ndërmjet Ajaxit dhe Tottenham Hotspur që zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/

Exit mobile version