Telegrafi

Alexander-Arnold ëndërron të bëhet kapiten i Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka thënë se është ëndrra e tij është të bëhet kapiten i klubit në të ardhmen.

21-vjeçari iu bashkua akademisë së të rinjve të klubit anglez në moshën gjashtë vjeçe dhe u ngrit në sistem përpara se të hynte në ekipin e parë tre vjet më parë.

Tani një lojtar i skuadrës së parë, anglezi ka bërë 99 paraqitje për Reds dhe ka luajtur një rol kryesor në suksesin e tyre në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Alexander-Arnold hyn në librin e rekordeve Guinness

Dhe Alexander-Arnold shpreson që paraqitjet e tij të rriten, ndërsa ëndërron ta marr edhe shiritin e kapitenit në të ardhmen.

“Nuk kam turp të them se shiriti i kapitenit është një ëndërr për mua”, ka thënë fillimisht Alexander-Arnold për BBC Radio 5 Live.

“Nëse vërtet bëhet apo jo nuk varet nga unë; Unë nuk zgjedh kush është kapiten. Por, kjo është diçka që do të më pëlqente ta bëja një ditë. Kapiteni i Liverpoolit është diçka për të cilën kam ëndërruar gjithmonë dhe është diçka që më motivon”.

Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës te Liverpooli, mungojnë Gerrard dhe Coutinho

“Kam qenë gjithmonë një lojtar i Liverpoolit. Liverpooli ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Kurrë nuk kam menduar për ndryshimin e klubit”.

“Unë gjithmonë mendoja se Liverpooli ishte i destinuar të ishte klubi im. Kur u rrita, ëndrra ishte gjithmonë të luaja për Liverpoolin. Tani po jetoj ëndrrën dhe nuk mund ta shoh që po ndryshon”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/