Telegrafi

Alexander-Arnold emëron dy lojtarët që do t’i transferonte te Liverpooli

(Foto: Instagram/trentarnold66)

Trent Alexander-Arnold i është kërkuar të emërojë dy lojtarët që do t’i transferonte te Liverpooli në janar nëse do të ishte trajner.

Mbrojtësi anglez ka thënë se do të zgjidhte Kevin De Bruynen e Manchester Cityt dhe Heung-min Son e Tottenhamit si opsione që ai do të nënshkruante.

“De Bruyne dhe Son”, ka thënë fillimisht ai.

“De Bruyne, sepse e admiroj shumë si lojtar. Vizioni i tij, teknika e tij, saktësia e tij. Lojtar i shquar. Asistimet dhe rastet e krijuara që ai bën janë të frikshme”.

“Son, përsëri, një lojtar i jashtëzakonshëm. Shpejtësia, përfundimi dhe qetësia”, ka shtuar më tej Trent.

Liverpooli ka lojtar tashmë të dalluar, por nëse do të ishte mundësia të kishte këtë dyshe në skuadër, do të ishin edhe më të frikshëm. /Telegrafi/