Trent Alexander-Arnold dhe Naby Keita ishin cak i akuzave racore pas humbjes së Liverpoolit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në Real Madrid të martën në mbrëmje.
Dyshes së Reds iu dërguan ‘emoji’ majmunësh në mesin e abuzimeve të tjera raciste në rastin e fundit të futbollistëve profesionistë që vuajnë nga abuzime raciste në internet.
Liverpooli ka lëshuar një deklaratë duke dënuar ashpër abuzimin, pasi ata deklaruan se kjo nuk mund të vazhdojë.
It is utterly unacceptable. It has to stop. pic.twitter.com/ij8qykJjqU
— Liverpool FC (@LFC) April 7, 2021
“LFC dënon të gjitha format e diskriminimit”, thuhet fillimin në deklaratën e klubit anglez.
“Situata aktuale nuk mund të lejohet të vazhdojë dhe është detyrë e të gjithëve që të sigurojmë që nuk do të vazhdoj”.
“Ne do t’u ofrojmë lojtarëve tanë gjithë mbështetjen që u nevojitet”, thuhet ndër tjerash. /Telegrafi/